Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Magyar: Rishikim lejeve të punës/ Kryeministri hungarez: Do anulohen për personat që nuk janë shtetas të BE

schedule19:04 - 17 Prill, 2026

schedule 19:04 - 17 Prill, 2026

Peter Magyar nuk është vonuar dhe ka filluar menjëherë punën në Hungari, edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën si kryeministër.

Ai po fillon lëvizjen për të zbatuar premtimin e fushatës së tij, për të mos lejuar lejet e punës për shtetas që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Lejet do të anulohen, ndërsa kjo sinjalizon se 45 vjeçari do të ndjekë gjithashtu politika të rrepta antiemigracion si paraardhësi i tij Viktor Orban.

Kryeministrri i zgjedhur hungares akuzoi se agjencitë qeveritare që ai po pason po shkatërrojnë dokumente nga ministritë, përfshirë mbrojtjen dhe punët e jashtme si dhe në zyrën gjyqësore kombëtare dhe institucionet e lidhura me të. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të mos marrin pjesë”ose të mos ndihmojnë në veprime të tilla.



Seanca e tij inauguruese pritet të mbahet në fillim të muajit maj dhe ndryshimi i pushtetit të Hungari pritet të shënojë një ndryshim edhe për vetë Europën.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian ishin në Budapest, Hungari të premten për t’u takuar me ekipin e Magyar për të diskutuar zhbllokimin e fondeve të ngrira nga blloku gjatë kohës së kryeministrit në largim Viktor Orbán.

Fokusi i bisedimeve ka të bëjë me një kredi masive për Ukrainën që u bllokua nga Hungaria, si dhe në lirimin e rreth 17 miliardë eurove ndihmë nga blloku për Hungarinë.

Brukseli ngriu miliardat në fonde për Hungarinë për shkak të shqetësimeve për korrupsion dhe prapambetje demokratike gjatë sundimit 16-vjeçar të Orbán.

Por si unioni ashtu edhe udhëheqësit e ardhshëm të Hungarisë kanë prioritizuar lirimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për të dhënë një stimulim shumë të nevojshëm parash në ekonominë e dobët të Hungarisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!