Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Maliq/ Humb jetën mësuesi, pëson infarkt pas procesit mësimor

schedule22:29 - 16 Prill, 2026

schedule 22:29 - 16 Prill, 2026

Një mësues nga rrethi i Devollit ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në fshatin Marjan, në njësinë administrative Gorë të Bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, 55 vjeçari Alban Bejleri u gjet i pajetë në rrugë pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ishte duke shkuar drejt automjetit.

Burime bëjnë me dije se mësuesi vuante nga probleme shëndetësore dhe përshkonte çdo ditë rreth 20 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë. Pas mungesës së tij në banesë, familjarët njoftuan policinë, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme, për shkak edhe të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!