Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Nika: Boll me ping-pong/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Strukturë e re hetimore, SPAK nuk po bën drejtësi

schedule21:01 - 16 Prill, 2026

schedule 21:01 - 16 Prill, 2026

15 vite në pritje të drejtësisë, së vjetër dhe të re, xhaxhai i viktimës Aleks Nika, Mark Nika shkoi këtë të enjte në Kuvend për të kërkuar ndihmë për zbardhjen e plotë të vrasjeve të 21 janarit.

Mark Nika është takuar në zyrën e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për ti shprehur shqetësimet për procesin ne SPAK.

Gjatë transmetimit të programit Real Story, Mark Nika reagoi duke thënë se SPAK nuk do e përfundojë këtë çështje. Sipas tij, kjo çështje zvarritet me qëllim dhe se në rast frike apo neglizhence, të krijohet një strukturë e re.



“Ne e dimë se SPAK është krijuar për hetimin e krimit shtetëror. As nga neglizhenca apo paaftësia kjo çështje zvarritet me qëllim; unë konstatoj se ata nuk do e përfundojnë këtë çështje. Nëse kanë frikë, të largohen; në mungesë të profesionalizmit, të shkojnë në shkollë, le të krijohet një strukturë e re hetimore. Boll më me ping-pongun e tyre!”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!