Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shuhet “legjenda” Santamaria/ Ylli uruguajan dhe madrilen mbyll sytë në vitin 96 të jetës

schedule12:41 - 16 Prill, 2026

schedule 12:41 - 16 Prill, 2026

Ishte thuajse shekullor. Legjendat e vjetra të futbollit sikur kanë nisur të harrohen, veçse kurrë nuk mund të shuhen plotësisht nga kujtesa, dhe ja ku trondit lajmi për largimin e një ylli të dikurshëm.

Reali i Madridit njofton zyrtarisht se mbrojtësi i fortë i dikurshëm, Hoze Emilio Santamaria, mbylli sytë në moshën tepër të respektuar 96-vjeçare.

Në 31 korrikun e ardhshëm do të mbushte 97. Santamaria shkëlqeu për dy skuadra të mëdha, Nasional të Montevideos në Uruguaj dhe për Realin në Spanjë e në Europë.



Në një karrierë që vazhdoi më shumë se 18 vjet, qendërmbrojtësi fitoi 5 tituj kampion në vendin e tij të lindjes, në Amerikën Latine, si dhe 6 La Liga me madrilenët, si dhe 4 Kupa të Kampionëve, Championsi I sotëm.

Në krah të legjendave Di Stefano, Pushkash, Hento, Amansio apo Pirri, pa llogaritur të tjerët, ishte një nga lojtarët më të fortë të botës në rolin e tij në vitet 50-të e 60-të.

Luajti 20 ndeshje për kombëtaren e Uruguajit, duke arritur vendin e katërt në Kupën e Botës 1962, si dhe 16 ndeshje për Spanjën.

Ishte po ashtu trajner I Spanjës në Kupën e Botës 1982.

Në total, luajti 337 ndeshje për Realin, si dhe fitoi edhe Kupën e Spanjës dhe Kupën Interkontinentale.

Santamaria pësoi aksident një javë më parë dhe nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të marra edhe për shkak të moshës së tij 96-vjeçare

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!