Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Tetë viktima në vendin e punës brenda vitit, nisin inspektimet

schedule12:04 - 16 Prill, 2026

schedule 12:04 - 16 Prill, 2026

Tetë të vdekur në vendin e punës vetëm brenda këtij viti në Kosovë. Viktima e fundit është një 48 vjeçar nga komuna e Ferizajt në një zonë industriale të Shtimës, i cili ra nga lartësia teksa ishte duke punuar në një godinë në ndërtim e sipër.  Aksidenti i tij u regjistrua rreth orës 20.45 minuta të së mërkurës.

Autoritetet u gjendën  në vendngjarje, por ai humbi jetën në spital. Kjo situatë alarmante ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punës me Inspektoratin që kanë dalë në terren për të zhvilluar një aksionin në vendpunime të ndryshme me qëllim kontrollin e nivelit të sigurisë në vendet e punës.

Sipas ministrisë inspektimet do të fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimit. Ministri Andin Hoti ka thënë se inspektimet do të bëhen në dy turne dhe do të zgjasin për 15 ditë. Ministria e Punës po ashtu ka njoftuar formimin e një task-force të përkohshme ndërinstitucionale për sigurinë në vendin e punës. Ai u ka bërë thirrje kompanive të mos e shohin sigurinë e punëtorëve si kosto shtesë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë për çdo shkelje.



Inspektorati i Punës do të publikojë çdo 48 orë numrin e inspektimeve të realizuara dhe të masave të shqiptuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!