Izraeli ka bërë thirrje për evakuim “urgjent” për banorët në jug të Libanit, ndërsa operacionet ushtarake në zonë vijojnë të intensifikohen.
Ushtria izraelite deklaroi se po detyrohet të veprojë “me forcë” kundër Hezbollah, duke theksuar se sulmet ajrore janë në vazhdim dhe përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për civilët.
Zëdhënësi arab i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.
“Ne ju bëjmë thirrje që të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të lëvizni drejt veriut të lumit Zahrani”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se çdo qëndrim pranë objektivave të Hezbollahut “vë jetën në rrezik”.


