Bajerni i Mynihut u kualifikua në mënyrë spektakolare në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Realin e Madridit. Kampionia e Gjermanisë fitoi 4-3 në “Alianc Arena” të Mynihut në një duel me shumë përmbysje.
Bavarezët kishin fituar 2-1 edhe në Madrid dhe ia dolën me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Reali e nisi më mirë sfidën duke kaluar tri herë në avantazh, 1-0, 2-1 dhe 3-2. Bajerni u përgjigj në çdo rast, veçse u duk se ndeshja po shkonte drejt shtesës me rezultatin 3-2.
Pikërisht në fund, madrilenët mbetën me 10 lojtarë dhe gjermanët përfituan duke shënuar dy gola radhazi. Bajerni luajti më mirë, bëri më shumë gjuajtje drejt portës, dhe e meritoi fitoren.
Në gjysmëfinale të Championsit u kualifikua edhe Arsenali. Skuadra londineze barazoi 0-0 në fushën e saj me Sportingun e Lisbonës, dhe ia doli falë fitores 1-0 të arritur një javë më parë në Portugali.
Në gjysmëfinale të Championsit do të ndeshen, Paris Sen Zhermeni me Bajernin dhe Atletiko e Madridit me Arsenalin./abcnews.al


