Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Zjarri vë në dyshim stabilitetin e strukturës”/ Meçe: Në Shqipëri s’ka ekspertizë për materialet që përdoren për fasada

schedule20:59 - 15 Prill, 2026

schedule 20:59 - 15 Prill, 2026

Inxhinieri Arben Meçe thotë se në Shqipëri, nuk ka ekspertizë për materialet që përdoren si termoizolues për veshjen e fasadave të ndërtesave.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se zjarri që përfshiu pallatin tek “Farmacia 10”, vë në dyshim stabilitetin e strukturës së saj.

“Ai materiali hidroizolues që pretendojmë ne, çfarë mund të jetë ndryshe përveç asaj që ishte? Nuk mund të jetë ndryshe përveçse ai, ka një mision, që të mos lejojë lagështinë dhe të garantojë ajrosjen. Nuk është zjarrdurues ai, se do ishte asbest dhe t’i bësh fasadat me asbest, është çmenduri. As inxhineri i ndërtimit, as supervizori, as zbatuesi, nuk kanë ekspertizë të vlerësojnë standardin e këtij materiali. I vetmi që ka ekspertizë, është vetëm çertifikata. Na nxjerr çertifikatën reale, që është e falsifikuar, Lilos i themi, zotëri, ti je mashtruestipik. Këtu e mbyll muhabetin nunë  sa i përket standardit të këtij materiali. Këtë standard, tashmë është në prokurori.



Unë e paraqita këtu për të goditur polesterolin që përdoret gjithandej. Policia dhe zjarrfikëset kanë arritur në kohë rekord në kushtet e Tiranës. Ky lloj zjarri, vë në dyshim stabilitetin e strukturës, jo fasadës. Çertifikimi vjen nga jashtë. Qoftë supervizori, qoftë kolaudatori, nuk kanë ekspertizë për standardin e materialit. Nuk ka në Shqipëri ekspertizë. Kolaudatori mbledh dokumentat. Zjarri është futur në apartamente, me aq sa vura re unë, edhe tavanet janë bërë me polesterol”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!