Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Presidentja e përkohshme e Venezuelës kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve

schedule09:30 - 15 Prill, 2026

schedule 09:30 - 15 Prill, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka kërkuar nga SHBA-ja të heq të gjitha sanksionet e vendosura ndaj vendit të saj.

Këto komente erdhën gjatë një takimi në Karakas të presidentes Rodriguez me një delegacion amerikan të udhëhequr nga Kyle Haustveit, një zyrtar nga Zyra e Energjisë Fosile dhe Menaxhimit të Karbonit e Departamentit të Energjisë të SHBA-së.

“Ne këmbëngulim që presidenti Trump t’i ndërpresë sanksionet ndaj Venezuelës në mënyrë që të gjitha investimet të zhvillohen plotësisht”, tha Rodriguez.



Ajo tha se ata kanë pjekurinë e nevojshme për të krijuar bashkëpunim të fortë me Washingtonin në sektorin e hidrokarbureve dhe shprehu shpresën për krijimin e një partneriteti afatgjatë në fushën e energjisë.

“Ne përsërisim nevojën për të ecur përpara drejt një Venezuele pa sanksione, si një mjet për t’u ofruar siguri ligjore institucionale investitorëve që vijnë në vendin tonë, një mjedis ku atyre u garantohet investim i qëndrueshëm me kalimin e kohës dhe një perspektivë që shikon përpara”, shkroi Rodriguez edhe në rrjetin social amerikan X.

Në takim morën pjesë edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Venezuelë, Laura Dogu, ministrja e Hidrokarbureve e Venezuelës, Paula Henao, presidenti i kompanisë shtetërore të naftës (PDVSA), Hector Obregon, zv/presidenti për Ekonominë, Calixto Ortega dhe zv/ministri i Jashtëm për Amerikën e Veriut, Oliver Blanco.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!