Presidenti kinez, Xi Jinping, u takua në Pekin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Lindjen e Mesme, situata gjeopolitike globale dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, Xi mirëpriti diplomatin rus në kryeqytetin kinez, megjithëse nuk u dhanë detaje të hollësishme mbi temat specifike të bisedimeve.
Lavrov mbërriti më herët në Pekin për një vizitë dy-ditore, në kuadër të marrëdhënieve të ngushta politike dhe ekonomike mes Kinës dhe Rusisë, të cilat janë forcuar ndjeshëm vitet e fundit.
Takimi vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ku të dy vendet po koordinojnë qëndrimet e tyre për çështje kyçe globale.
Russian Foreign Minister arrives in China. pic.twitter.com/eALpX0baAb
— China in English (@En_chinaNews) April 14, 2026


