Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri tek ‘Farmacia 10’/ Skënder Hita: Ende nuk është bërë bilanci përfundimtar, vijojnë kontrollet në banesa

schedule19:25 - 14 Prill, 2026

schedule 19:25 - 14 Prill, 2026

Një zjarr me përmasa të jashtëzakonshme përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në kryeqytet, duke sjellë dëme të konsiderueshme dhe mbi 6 persona të lënduar.

Drejtori i Policisë, Skënder Hita, tha se ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i zjarrit, ndërsa disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.

Ai theksoi se të gjitha forcat janë angazhuar në terren dhe po vijon kontrolli i plotë i banesave për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa pritet të kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.



“ Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të vogla, janë angazhuar të gjitha forcat dhe kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin me forcat e tjera.

Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Është ende herët për të mësuar nga ka lindur zjarri, por do të kryhen të gjitha veprimet hetimore duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë nëse kanë mbetur.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!