Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, flakët përfshijnë pallatin/ Arben Cara: Flakët janë nën kontroll, kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit

schedule19:20 - 14 Prill, 2026

schedule 19:20 - 14 Prill, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotën se flakët janë vendosur nën kontroll, në kompleksin në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.

Për mediat, Cara tha se zjarrfikësit bënë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se sa apartamente janë shkrumbuar.



“Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, kemi nga Vora, nga Kamza. Në orën 16:52 minuta kemi marrë lajmërimin për një zjarr tek ky kompleks. Unë kam komunikuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrumbuar, por zjarri ka përfshirë seksionin nga verilindja”, theksoi drejtori i zjarrfikëses./abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!