Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm prish vendimin e shkallës së parë dhe dënon me burg të përjetshëm Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metës.
Gjykata e Apelit dënoi me burg përjetë Isuf Hasën, duke prishur vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë që më herët dënoi këtë të fundit me 25 vite burg.
Isuf Hasa u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për vrasjen e fqinjit të tij 81 vjeccar, ngjarje e regjistruar në Shëngjergj të Tiranës, më datë 13 janar 2025.
Hasa akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje me pasojë vdekjen’.


