Pas përfundimit të festës së Pashkës, është rikthyer fluksi i lartë i emigrantëve drejt Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës. Dhjetra automjete kanë krijuar radhë të gjata në territorin shqiptar, të cilat kanë arritur deri në mbi 1 kilometër.
Sipas të dhënave nga kjo pikë kufitare, pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke ka në funksion 6 korsi në hyrje të saj.
Autoritetet vijojnë punën për përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, te cilët presin të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Ne kufi jane rreth 100 automjete


