Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Çmimet të papërballueshme”/ Qytetarët në Kosovë: S’kemi shtet!

schedule17:15 - 13 Prill, 2026

schedule 17:15 - 13 Prill, 2026

Çmimet e naftës janë shtrenjtuar dhe kjo sipas qytetarëve në Kosovë është e papërballueshme.

Ata kërkojnë stabilizim të çmimeve dhe masa urgjente nga qeveria.

Sipas tyre përpos derivative të naftës në vend janë rritur të gjitha produketet bazë ushqimore.



 “Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet e mëdha, por po duhet t’i përballojmë qysh mundemi. Duhet ta përballojmë me pension.”

Si një situatë të papërballueshme e vlerëson gjendjen qytetari Shemsi Haliti.

Ai i indinjuar përgjegjësinë e hedh tek shteti.

 “Vështirë të përballohet, por disi njeriu po duhet të bëj zgjidhje. Edhe kur nuk ke shtet, shteti të gjitha këto i bën si të mos kesh shtet aty gjithçka shtrenjtohet”

Edhe për qytetarin Qazim Reçica kjo situatë i ka kaluar të gjitha norma dhe për shkak të kësaj ai spo e përdor më makinën si zakonisht.

 “Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë, duke nis nga ajo që jemi në krizë, kjo është jashtë të gjitha normave. Mendoj se kjo është katastrofale për gjendjen ku momentalisht gjendemi. Thuajse tash 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë për shkak të kësaj gjendje”

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se çmimi i naftës me pakicë edhe sot do të jetë 1.84 centë për litër, ndërsa benzina 1.44 centë.

Këto çmime janë më të lartat e regjistruara në Kosovë edhe se gjendja globale pas luftës në Ukrainë.

Qeveria edhe në seancën e fundit parlamentare nuk pranoi rezolutën e ldk përmes së cilës kërkohej ulja e akcizës dhe heqja e TVSH-së për naftën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!