Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Samiti i katërt i diasporës në Tiranë/ Krasniqi: E rëndësishme është, që të rritet marrëdhënia me diasporën

schedule17:33 - 13 Prill, 2026

schedule 17:33 - 13 Prill, 2026

Samitet e diasporës duhet të shkojnë përtej simbolikës dhe të kthehen në hapësira konkrete vendimmarrjeje për bashkatdhetarët jashtë vendit. Kështu u shpreh Lirim Krasniqi, drejtues i organizatës Germin, i ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC Neës, duke theksuar se ky është viti i katërt që një samit i tillë organizohet nga qeveria shqiptare.

Sipas tij, pjesëmarrja e gjerë e emigrantëve nga vende të ndryshme tregon interesin e lartë të diasporës, ndërsa nënvizoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me të dhe përfshirjen reale në proceset vendimmarrëse.

Krasniqi theksoi gjithashtu se, pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm të të njëjtave tema në samitet e kaluara, diaspora mbetet një potencial i rëndësishëm ekonomik dhe intelektual, me mundësi konkrete për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë dhe për të sjellë kapital financiar në vend.

Kjo është hera e katërt që një samit i tillë organizohet nga qeveria shqiptare. Përtej aspektin simbolik, duhet të ketë rolin e një hapësirë, ku diaspora do të përfshihet në vendimmarrjen e vendit. Shumë bashkatdhetarë kanë udhëtuar gjithandej për të marrë pjesë në këtë samit.

E rëndësishme është që të ritet marrëdhënia me diasporën. Nga samitet e kaluara ku unë kam marrë pjesë, janë trajtuar të njëjtat tema. Diaspora ka potencial ekonomik dhe intelektual. Emigrantët janë shumë kontribuues në Shqipëri. Shqipëria ka shumë potencial për të tërhequr kapitalin financiar të diasporës”, tha Krasniqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!