Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Ministri Hoxha pret deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët

schedule15:28 - 13 Prill, 2026

schedule 15:28 - 13 Prill, 2026

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Tiranë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, një figurë e njohur e diasporës shqiptare.

Takimi, në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, u konsiderua si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, veçanërisht me përfaqësues që kanë arritur të integrohen dhe të kontribuojnë në nivelet më të larta të jetës politike në vendet ku jetojnë.

Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha e cilësoi Arbër Gashin si një histori suksesi dhe një shembull krenarie për shqiptarët kudo në botë. Ministri nënvizoi se rrugëtimi i tij është dëshmi e qartë se rrënjët shqiptare mbeten të forta dhe të gjalla, pavarësisht distancës gjeografike.



“Arbëri, bir i Drenicës, është një histori suksesi dhe një shembull krenarie. Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët. Identiteti ynë nuk humbet, përkundrazi, ai forcohet dhe pasurohet”, shkruan ministri Hoxha.

Shembuj të tillë, përfaqësues të diasporës, janë jo vetëm të mirë-integruar, por edhe të fuqizuar dhe aktivë në vendimmarrje si një frymëzim konkret për të gjithë shqiptarët.

Samiti i Diasporës vijon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve nga e gjithë bota, duke nxitur dialogun, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e partneriteteve të reja në funksion të zhvillimit dhe përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!