Ndonëse çmimet e karburantit kanë pësuar rritje, në Elbasan kjo nuk është reflektuar në biletat e transportit publik.
Operatorët e linjave ndërqytetase thonë se, për të përballuar kostot, kanë reduktuar numrin e mjeteve në qarkullim, duke shmangur për momentin rritjen e çmimeve për qytetarët.
Rritja e çmimit të karburantit si pasojë e konfliktit në Iran ka prekur kryesisht sektorin e transportit publik, por edhe pse në Elbasan nuk ka rritje çmimesh shqetësimi për të ardhmen mbetet sidomos tek mosha e tretë.
Në Elbasan megjithatë, çmimet në tërësi janë mbajtur të qëndrueshme dhe të pandikuar nga konfliktet ndërkombëtare./abcnews.al


