TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia pas 1 viti në paraburgim, Ilia Ndokën, i ekstraduar nga Italia në prill të 2025. 50-vjeçarit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje me kërkesë të SPAK, teksa ai akuzohet për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve të SPAK për dosjen ‘Revanshi’, 50-vjecari Ilia Ndoka është personi që merrte dhe bënte pagesat për shitjen dhe transportimin e lëndëve narkotike.
Po sipas dosjes hetimore dhe zbardhjes së komunikimeve në SKY ECC, Ilia Ndoka është personi që sigurohet që fitimet e siguruara nga aktiviteti kriminal të investohen në biznese të ligjshme në Itali dhe Shqipëri.
Ndërkohë ish-deputeti socialist Arben Ndoka pjesë e së njëjtës dosje ku u zbuluan 7 grupe kriminale, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar ndërsa Ilia Ndoka ishte arrestuar në maj të 2024-ës në Itali. Arsyet e lirimit të këtij të fundit dhe zbutjes së masës së sigurisë nuk dihen ende/abcnews.al


