Në mesin e muajit maj pritet të hapet për qarkullim segmenti rrugor Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Shkodrës.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks rrugor.
Karakaçi u shpreh se ky segmente do të jetë një impuls i ri për turizmin dhe zhvillimin e zonës.
Gjatë inspektimit në terren, ai theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e zonës, duke e cilësuar si një investim strategjik që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sipas ministrit, përmirësimi i infrastrukturës në këtë segment do të lehtësojë aksesin për vizitorët dhe do të promovojë më tej potencialin turistik të zonës pranë Liqeni i Shkodrës.


