Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron Pashkën: U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim!

schedule08:36 - 12 Prill, 2026

schedule 08:36 - 12 Prill, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.
Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.



“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë!
U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!