Kryesocialisti Rama tha se reforma në drejtësi është një rezultat i qeverisjes së PS-së dhe se ligjin në Shqipëri nuk e dikton korrupsioni, duke theksuar se institucionet e drejtësisë sot funksionojnë të pavarura. Ai shtoi se, pavarësisht kritikave dhe akuzave të opozitës, mazhoranca vazhdon të fitojë mandate dhe të përballet vetëm me sfidat, jo me kundërshtarë.
“Atë që sot bën drejtësia, nuk e mohon askush se është rezultat i reformës në drejtësi që e ka bërë PS. Ne kemi pasur vullnetin të dorëzojmë shpatën e drejtësisë në duart e saj. Sot në probleme me korrupsionin i kemi probleme që duhet t’i adresojmë, por në Shqipëri ligjin nuk e bën korrupsioni dhe nuk e dikton korrupsioni.
Ne kemi fituar 83 mandate dhe ata të cilët nuk i kemi përballë, sepse përballë kemi vetëm sfidat, por ata që na ndjekin nga mbrapa natyrisht që ndihen më keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava pse fitojmë ne. Sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata rrahin kokën e këtij populli, aq më shumë ne fitojmë.”


