Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë qenë protagonist të një proteste të mbajtur në sheshin qëndor të Pejës.
Ajo ka nisur si një organizim nga studentët, por tubimit të tyre, me flamuj kuq e zi dhe ato me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i janë bashkuar edhe qytetarë të zonës.
Në duartë e protestuesve ishin pankartat me thirrjet “Unë studioj shqip falë UÇK” DHE “Stop fyerjeve ndaj UÇK”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetje ndaj një individi të caktuar.
Ndërsa qytetarët e thjeshtë shpjegojnë çfarë i shqetësoj që dolën në proteste.


