Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza e presidentit në Kosovë/ Haradinaj: Shkojmë në zgjedhje, nuk ka marrëveshje për kreun e ri të shtetit

schedule17:34 - 10 Prill, 2026

schedule 17:34 - 10 Prill, 2026

Për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është e qartë se për kreun e ri të shtetit nuk ka marrëveshje dhe se fundi i kësaj sage janë vetëm zgjedhjet.

“Jo ndoshta, por është e kuptueshme që ne tani jemi në zgjedhje…nuk ka lëvizje për këtë çështje…në një rast tjetër qeveria duhet të kishte hapur paketën, për të futur dikë në bashkëqeverisje, nëse do dontë të zgjidhte president të ri.”

Ndryshe nga Ramush Haradinaj, kryetarja e grupit parlamentar të VV Arbërie Nagavci, thotë se për këtë temë do të vazhdojnë takimet.



“Shumë shpejt, edhe gjatë fundjavës ne do të vazhdojmë me takimet”.

Edhë për PDK çështja e presidentit është mbyllur dhe vendi do të kaloj edhe njëherë në zgjedhje, pasi sipas deputetit Artan Berhami, nuk ka një marrëveshje politike nga Albin Kurti, që sipas tij është prodhues i krizave.

“Këtë temë e ka mbyllur zoti Kurti, presidenten e ka zgjedh, ajo është Albulena Haxhiu, atë do të mundohet ta mbaj jo vetëm 1 apo 3 muaj, por përtej 6 mujorit. Ai njeriu me besnik të tij e ka në zyrën e presidentit dhe nuk i duhet asnjë president tjetër”.

Ndërsa kreu i LDK Lumir Abdixhiku nuk pranoi të prononcohej për mediat lidhur me krizën poltike në vend, edhe pse nga rradhët e partisë së tij, nënkryetari Lutfi Haziri, deklaroi për mediat në Kosovë se një emër për president mund të ishte pikërisht Abdixhiku.

Gjithësesi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet jashtë vendit, dhe deri në mbërritjen e tij nuk priten orientime të reja për diskutimet për kreun e ri të shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!