Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nafta, sfidë për sektorin”/ Rama nga Berati: Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

schedule17:04 - 10 Prill, 2026

schedule 17:04 - 10 Prill, 2026

Me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit,  Rama foli për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm për tregun e madh të BE-së.

Rama iu tha fermerëve se nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë dhe kanë hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

“Nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë, kemi dalë në një rezultat shumë të thjeshtë. Kemi më shumë se ç’kishim dje për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa t’i shpenzojmë pa adresë. Çdo gjë që do shpenzojmë do kthehet në vlerë të shtuar në formën e rimbursimit të TVSH me 10 për qind.



Nëse kemi mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që baza prodhuese nuk e ka këtë lloj proporcioni. Kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër: shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe t’ia japin të tjerëve.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!