Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve”/ Rama: Sot kemi mbi 27 miliardë lekë të ardhura

schedule14:22 - 10 Prill, 2026

schedule 14:22 - 10 Prill, 2026

Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët, ku theksoi se zhvillimi ekonomik i vendit mbetet baza kryesore e përmirësimit të kushteve të jetesës. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rritja e ekonomisë shqiptare ndër vite, duke nënvizuar se vendi ka kaluar në një nivel të ri zhvillimi.

Sipas tij, ekonomia shqiptare është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga më pak se 10 miliardë euro në mbi 27 miliardë euro aktualisht. Kryeministri theksoi gjithashtu se vetëm në periudhën 2024–2025, të ardhurat për frymë kanë shënuar rritje me mbi 1 mijë euro, çka sipas tij dëshmon për përmirësimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

“Thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, thelbi i ekonomisë sonë që po na i jep këto mundësi. Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel. E kemi marrë vendin nën 10 miliard euro, sot jemi mbi 27 miliard. Vetëm nga 2024-2025, të ardhurat për frymë janë mbi 1 mijë”, tha kryeministir Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!