Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?/ Krisafi: Nëse Trump largohet, vendet e Gjirit do jenë të pasigurta

schedule21:57 - 9 Prill, 2026

schedule 21:57 - 9 Prill, 2026

Analisti Ledion Krisafi u shpreh se mund të ketë diskutime mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor, por çështja e raketave balistike mbetet thelbësore për Iranin dhe e vështirë për t’u negociuar. Sipas tij, një tërheqje e Trump pa kufizime minimale ndaj Iranit do të ishte vetëm fitore taktike dhe mund të rrezikojë sigurinë e vendeve të Gjirit dhe aleancat në Lindjen e Mesme.

“Për çështjen e programit bërthamor mund të ketë diskutime mes Iranit dhe SHBA-së. Raketat balistike mund të jenë të diskutueshme për Iranin, sepse ata kanë një forcë ajrore të vjetëruar dhe “xhevahiri” i tyre janë raketat. Të pranosh heqjen e tyre është dorëzim në tavolinë.

Mendoj se do të rikthehen sërish te lufta. Trump ndodhet në një situatë që vështirë se mund të largohet nëse minimumi nuk heq dorë nga programi bërthamor dhe vendos ndonjë kufizim për raketat balistike. Nëse Trump ikën në këtë moment, ku ka marrë një fitore taktike, por jo strategjike, dhe mund të rrezikojë strukturën e aleancave në Lindjen e Mesme.



Trump duhet të largohet minimalisht duke e detyruar Iranin të heqë dorë nga programi bërthamor. Vendet e Gjirit janë bërë shumë të pasigurta dhe janë afër Izraelit dhe SHBA-së. Nëse Trump largohet, vendet e Gjirit do të jenë të pasigurta.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!