Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshon ligji për portet turistike/ I jepen me koncesion investitorit strategjik në zonë

schedule18:40 - 9 Prill, 2026

schedule 18:40 - 9 Prill, 2026

Politika ndahet edhe për turizmin. Një shtesë ligji propozuar nga një deputete socialiste për portet turistike, përplasi mazhorancën me opozitën.

Kundrejt akuzave të opozitës për klientelizëm, deputetja socialiste e Vlorës, Zamira Sinaj shpjegoi pse e ka sjellë këtë propozim në parlament.

“Nuk është për të favorizuar, por për të lehtësuar investitorët strategjikë. I japim investimin, u themi portin do e bëjmë me garë, ndërkohë që porti është pjesë e projektit. Ikën investitori, dekurajohet, është ngërç, ne po heqim ngërçin, po lehtësojmë procesin.”



Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi shtoi se kjo shtesë e ligjit, nuk lidhet me marinat e mëdha, por me porte të vogla turistike, që po ashtu ndihmojnë në zhvillimin e turizmit.

“Si jeni ju si PD kundër investimeve, ju jeni parti e djathtë. Detin e kemi parë gjithmonë si armik, sot është investim, janë para, miliona euro. Dhe madje ky ligj nuk bën fjalë për ato marinat e mëdha, në Vlorë, Durrës, Shëngjin, Sarandë. Ato janë strategji tjetër, kjo bën fjalë për porte të vogla, që mund të presin po ashtu jahte, na duhen me dhjetëra, kështu mbështeten dhe investitorët.”

Në një kohë kur investimi më i madh në turizmin shqiptar pritet të jetë ai i dhëndrit të Donald Tramp, Jared Kushner në Sazan. Opozita nxori proamerikanin dhe protrumpistin, Belind Këlliçi për të kundërshtuar ligjin, me argumentin se kësaj radhe bie ndesh me direktivat e BE.

“Kujt i shërben kjo? Pse po nxiton qeveria? Favorizon klientët e qeverisë dhe krimin e organizuar. Po dilni jashtë direktivave të BE, bie ndesh me BE kjo.”

Për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla problemi i opozitës me këtë ligj lidhet me gjenetikën e Sali Berishës.

“Ju në kohën tuaj nuk e kishit qejf detin, nuk e donit. Se ai në krye nuk vjen nga një vend me det. Edhe pse vetë me varkë shijonte detin e Jonit në Jug. Lërini këto mendësitë e varkëtarit të varkës së Enverit, por ejani te normat e reja, standardet e reja. Jemi konkurrentë në turizëm tani.  Kush mendon që mund të dëmtojë ekonominë e vendit duke djegur, duke sulmuar godina me molotovë, dëmton ekonominë e shqiptarëve, dëmton ekonominë e turizmit”

Shtesa ligjore e deputetes socialiste synon që portet turistike të fitohen nga investitorët strategjik me koncesion, por pa konkurrim dhe pa konsultim publik, duke shmangur kështu ngërçin me projektin.

Aktualisht, një biznesmen fiton investimin strategjik në bregdet, projekton edhe portin turistik, por me legjislacionin aktual porti kalon në një procedurë tjetër me garë ku hyjnë dhe kompani të tjera për të konkurruar, çfarë mund ta tjetërsojë projektin fillestar.

Me shtesën ligjore, zgjidhet ngerci, dhe i jepet e drejta investitorit strategjik të ndërtojë dhe operojë në portin turistik sipas projektit bazuar tek kontrata e lidhur me shtetin per vitet e shfrytezimin te portit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!