Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gënjeve”, dashuri apo lojë? Landi zbulon çfarë i tha Mirit në vesh në BBVA

schedule12:27 - 9 Prill, 2026

schedule 12:27 - 9 Prill, 2026

Në studion e Abc së Mëngjesit erdhi këtë të enjte një baladë që po bën zhurmë, jo vetëm për tingullin, por edhe për atë që fshihet pas saj. West Side Family dhe Vesa Smolica prezantuan “Gënjeve”, një projekt që në pak orë ka shpërthyer në klikime dhe komente, duke rikthyer nostalgjinë e një fryme që publiku kishte marrë malli ta dëgjonte.

Me tekst nga Armir Shahini dhe muzikë nga Alban Kondi, kënga erdhi shpejt si një impuls artistik që nuk priti gjatë për t’u materializuar. Ishte pikërisht ideja e Albanit që e çoi këtë bashkëpunim drejt zërit të Vesës, një zgjedhje që duket se rezultoi goditje në shenjë.

Por jashtë studios, vëmendja zhvendoset menjëherë tek ajo që publiku do më shumë: prapaskenat. A pati një moment “sekret” brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? A i foli vërtet Landi në vesh Mirit? Landi nuk e mohon dhe në Abc e Mëngjesit zbuloi se çfarë i tha realisht Mirit në vesh…



Takimi i së martës në spektakël solli emocione të forta. Landi pranon se u prek nga rrëfimi i Mirit për jetën e tij, ndërsa nuk fsheh që i mungon shoqëria jashtë. Një deklaratë e thjeshtë, por që në dinamikën e një reality show, tingëllon si shumë më tepër.

Ndërkohë, publiku pyet: a është Miri thjesht një konkurrent apo “miku për kokë” që mund të fitojë zemrat? Pas 110 ditësh izolim, mes debateve me Selinën dhe marrëdhënieve të dyshimta me Rogertin, historia e tij po bëhet po aq interesante sa edhe vetë loja.

Mes muzikës dhe reality-t, “Gënjeve” vjen si një reflektim i dy botëve që përplasen: ajo e ndjenjave të vërteta dhe ajo e skenarëve që ndërtohen para kamerave. Dhe ndoshta, pyetja më e madhe mbetet: kush po “gënjen” kë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!