Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“PD nuk e do Shqipërinë pjesë të BE”/ Çupi: Është organizëm pa tru, Europa nuk e ka dëgjuar

schedule13:36 - 9 Prill, 2026

schedule 13:36 - 9 Prill, 2026

Analisti Frrok Çupi thotë se PD është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD është një organizëm pa tru.

Sipas tij, Europa nuk i ka dëgjuar përfaqësuesit e kësaj force politike në Bruksel, ku flisnin kundër vendit.

“Këto janë manovra partiake, për të treguar ditën e fundit, kur thuajse po mbyllet proces i pranimit në BE, për të treguar se edhe ne ishim këtu. Që në krijimin e tyre, këta përbëjnë një forcë që kanë qenë kundër integrimit. Këta shkojnë atje dhe bëjnë zallamahira, alias islamike, terroriste, kundër vendit të tyre. Fakti që Europa nuk i ka dëgjuar, është argument për qënien e kësaj force, PD. Duket që është organizëm pa tru. Është një argument, nëse duan ta qërojnë partinë nga lëvozhga terroriste kundër vendit”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!