Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria mirëpret armëpushimin/Çika: Rol modest në këtë arenë! Reagimi, i koordinuar me SHBA

schedule21:05 - 8 Prill, 2026

schedule 21:05 - 8 Prill, 2026

TIRANË- Shqipëria u bë vendi i dytë, pas SHBA, që shpalli rreth një muaj më parë Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Kjo rezolutë e propozuar nga Partia Socialiste u votua në Kuvend me 79 vota pro dhe një abstenim. Shqipëria, sot reagoi duke përshëndetur armëpushimin e njoftuar në Lindjen e Mesme, por si duhet parë ky qëndrim i saj?

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika u shpreh në “Real Story” se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ndikon fare në këtë aspekt, por megjithatë sa i takon reagimit, Çika u shpreh se edhe mund të priste fillimisht qëndrimet e vendeve të tjera më të mëdha.



“Shqipëria është një vend i vogël, që nuk ndikon farë në këtë arenë. Ndoshta duhet të prisnim që edhe vendet e  mëdha të shprehshin më parë, dhe pastaj të shpreheshim ne, megjithatë ky është vendim politik. Që të ketë një vendim politik, vjen nga qeveria dhe besoj se është në koordinim me SHBA.

Dhe s’ka asnjë logjikë tjetër që mos të jetë në një formë të tillë. Nuk e di se sa ndikim, peshë apo vlerë ka e gjithë kjo. Me rëndësi që Shqipëria ndihet faktor në të gjithë këtë proces dhe si pjesë e NATO- s ka edhe ajo zërin  e saj modest”, tha  Emilio Çika.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!