“Izraeli është më i fituar në aspektin rajonal nga kjo luftë”, kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ai u shpreh se sa i përket aspektit ekonomik, Rusia është më i fituar nga ky konflikt.
“Në aspekt të gjerë SHBA nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë për t’u përfshirë në konflikt. Në aspektin rajonal më i fituar është Izraeli dhe në aspektin ekonomik është Rusia. Izraeli nuk ka humbur asgjë deri tani, në Liban është shtrirë edhe më gjerë. Po krijon një Gaza të dytë. Do thoja se ajo që është sërish në përfitim të Izraelit, është përparimi i asaj që kishte ngecur, është marrëveshja abrahamike, sepse tashmë duke u bërë që Irani është armiku kryesor”, tha ai.
/abcnews.al/


