Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Libani nuk është pjesë e armëpushimit”/ Shtëpia e Bardhë: Kërcënimi i Iranit është dobësuar ndjeshëm, tani nis faza e negociatave

schedule20:12 - 8 Prill, 2026

schedule 20:12 - 8 Prill, 2026

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se qëllimi kryesor i presidentit amerikan Donald Trump ka qenë eliminimi i kërcënimit që paraqet Irani dhe ndalimi i aspiratave të tij bërthamore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo theksoi se ky objektiv është arritur në masë të madhe. “Ky kërcënim tani është shkatërruar shumë”, u shpreh Leavitt.

Sipas saj, zhvillimet e fundit kanë hapur rrugën për një fazë të re diplomatike. “Tani vjen periudha e negociatave”, tha ajo, duke shtuar se qëllimi është arritja e një paqeje afatgjatë në rajon.



Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike po intensifikohen.

Gjithashtu, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se Libani nuk është pjesë e armëpushimit të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas saj, Netanyahu mbështet përpjekjet për armëpushim dhe pritet të jetë një partner kyç në procesin e negociatave.

E pyetur nga gazetarët nëse Libani mund të përfshihet në një marrëveshje të ardhshme armëpushimi, Leavitt u shpreh se kjo çështje mbetet e hapur dhe do të vazhdojë të diskutohet në kuadër të përpjekjeve diplomatike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!