Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjuha shqipe, “molle sherri” në Shkup/ Deputetja shqiptare: Ndihem e diskriminuar, nuk m’i dhanë dokumentet në gjuhën time

schedule17:28 - 8 Prill, 2026

schedule 17:28 - 8 Prill, 2026

Gjuha shqipe është bërë përsëri kryefjalë e debatit mes përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe atyre maqedonas në seancën e 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në Shkup.

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, Ilire Dauti reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kritikoi faktin që materialet e seancës nuk janë në gjuhën shqipe, çka e bën atë të ndihet e diskriminuar dhe jo në kushte të barabarta.

“A ka kuptim të flitet kundër për masa kundër dhunës, ndërkohë që dhunë psikologjike po bëhet edhe mbi mua që jam e zgjedhur e qytetarëve. Këtu ku unë duhet të jem e barabartë me të tjerët, nga vetë kjo sallë po shpërndahet dicka që ka të bwj me pabarazinë.



Kërkoj materialet e komisionit në gjuhën shqipe, nuk më janë dhënë…”

Nërkohë që deputetja fliste, nënkryetarja e komisionit Vesna Gjorgjieva merrte direktiva përmes celularit, ndërsa më pas e ka akuzuar se ajo po përpiqej të fitonte pikë politike.

Dauti kritikuar faktin se edhe Ministri shqiptar për politikë sociale Fatmir Limani e nuk është intresuar për marrjen e materialeve edhe në gjuhën shqipe, apo kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin për neglizhencë në zbatimin e gjuhës shqipe në këtë komision.

Pas tensioneve, nënkryetarja e komisionit Gjorgjieva ndërpreu seancën për të printuar materialin në gjuhën shqipe për tua dorëzuar deputetëve shqiptarë.

Vetë deputetja e publikoi momentin e përplasjes në rrjetet e saj sociale duke shkruajtur se u ndie e dhunuar psikologjikisht.

Më 6 prill mijëra studentë dolën në një protestë të madhe në Shkup me kërkesën që të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe si një e drejtë që i takon me kushtetutë dhe që rrjedh që nga marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri Hristijan Mickoski nga ana tjetër është zotuar se autoritetet po punojnë për zgjidhje por ajo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, edhe pse protesta e shqiptarëve duket se e zemëroi jo pak…  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!