Fati i Ilir Metës nuk ndryshoi as në Gjykatën Kushtetuese, që ishte hallka e fundit ku ai mund të trokiste, për të fituar lirin nga qelia e paraburgimit 313, ku qëndron prej tetorit te 2024.
Trupa e Gjyqtareve Kushtetues me shumice votash nuk ka pranuar asnjë pretendim te tijin, që e cilësonte masën e arrestit në burg, antikushtetues dhe i bazuar vetëm ne dyshime, jo të arsyeshme, jo proporcionale dhe në shkelje të një procesi të rregullt ligjor. Por këto argumente të tija nuk kanë gjetur mbështetjen e të paktën shumicës së gjyqtarëve, pra të paktën 5 prej tyre.
“Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se: në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka fakte dhe informacione që arrijnë të bindin një vëzhgues të jashtëm se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale për të cilat dyshohet, ndaj nuk mund të arrihet në përfundimin se kufizimi i lirisë së tij është kryer në mungesë të dyshimit të arsyeshëm”
Në vendim, Kushtetuesja shton se arresti me burg për ish- Presidentin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, është e ligjshme pasi është vendosur për një qëllim, që është mbarëvajtja e procesit penal ndaj tij.
“Masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të Kodit të Procedurës Penale për caktimin e saj”.
Ne Kushtetuese ish-Presidenti kishte çuar dhe mënyrën si ai u arrestua, më 21 tetor të 2024, nga Policia ne zbatimit te kërkesës Gjykata e Posacme. Meta ne kërkesë thotë se i është cënuar e drejta për të mos iu nënshtruar torturës, dënimit apo trajtimit mizor, ç’njerëzor ose poshtërues.
Por Gjykata Kushtetuese nuk e mori ne shqyrtim këtë kërkesë pasi ajo ende është në proces në Gjykatën e Tiranës dhe nuk mund ta marr në shqyrtim, pa një vendim në këtë hallkë.


