Një sasi eksplozivi dyshohet të ketë shpërthyer rreth orës 02.00 pas mesnate në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj, shtetasja S. Ismailaj e cila ka njoftuar me pas policinë.
Forca policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plote te ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes


