Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Simfoni bavareze në “Bernabeu”/ Champions: Bayern fiton në Madrid, hap drejt gjysmëfinaleve

schedule11:11 - 8 Prill, 2026

schedule 11:11 - 8 Prill, 2026

Ndoshta kishte ardhur radha e tyre.

Katër eliminime radhazi janë pak si shumë për një gjigand si Bajerni, edhe kur kjo ndodh ndaj Realit, dhe reagimi gjerman ishte vërtet i madh.

Fitore 2-1 brenda në “Santiago Bernabeu”, përballë një rivali i cili vërtet nuk është në maksimum, por që kur luan në Champions transformohet.



U desh Bajerni më i mirë për të mundur këtë Madrid në çerekfinale, në një mbrëmje madhështore futbolli me 40 gjuajtje gjithsej drejt portave nga të dyja skuadrat, nga të cilat 14 në kuadrat.

Luis Diaz dhe Harri Kejn i dhanë avantazhin 2-0 bavarezëve dhe trajneri Vinsent Kompani mund të mburret më në fund se ka krijuar një ekip të madh.

Yjet “merenges” nuk bënë pak.

Mbape, Vinisius e të tjerët dhanë gjithçka, por këtë herë nuk mjaftoi.

Të paktën, goli I kapitenit të Francës jep sado pak shpresë për ndeshjen e dytë në Mynih.

“Spektakli I Nojerit ndaj Realit, – është vlerësimi I tabloides “Bild” nga Gjermania, fitorja ndaj Madridit afron gjysmëfinalen! Portieri I Bajernit ishte gjigand! Katër lojtarë me vlerësim të shkëlqyer!”

Ja edhe revista “Kiker” po nga Gjermania: Një ndeshje madhështore futbolli, Nojeri meriton një tjetër vit tek Bajerni! Fitore e merituar, leksion ndaj yjeve të Realit!”

“Ende ka jetë, – titullon me shpresë e përditshmja “Marka”, – goli I Mbapesë rrit shpresat për përmbysje ndaj një Bajerni shumëtë fortë!”

“Goli i shpresës, – është edhe komenti nga gazeta tjetër e kryeqytetit, “AS”, – Madridi shkon I gjallë në Mynih falë rrjetës së Mbapesë! Bajerni dominoi për një orë, vuajti në fund!”

Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve do të luhet në 15 prill në “Alianc Arenë” dhe bavarezët janë favoritë, e mund të fitojnë dy titujt e mëdhenj në Gjermani dhe Europë.

Reali ndërkaq mund të mbetet pa trofe këtë sezon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!