Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Responde”.
Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me një 38 vjeçar.
Ai ka tentuar ta vrasë 38-vjeçarin, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
50-vjeçari ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes./abcnews.al


