Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie/ Seanca e parë në themel për Metën dhe Kryemadhin në 27 prill

schedule10:18 - 8 Prill, 2026

schedule 10:18 - 8 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka caktoi 27 prillin si datë në të cilën do të nisë seanca e parë në themel.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku formën e procedurës së shkurtuar.



Mbi këtë kërkesë do të shprehet trupa gjykuese në themel, në rast se do të pranohet ndarja e Kryemadhit dhe e Metës nga tre të pandehurit e tjerë, apo nëse ata do të gjykohen si grup.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Metën dhe Kryemadhin për veprat penale pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim e fshehje pasurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!