Tensionet në Lindjen e Mesme po reflektohen edhe në masat e sigurisë për qytetarët europianë në rajon, teksa Gjermania dhe Holanda u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe të largohen.
Ambasada holandeze ka rikujtuar se që në fillim të konfliktit kishte, këshilluar shmangien e çdo udhëtimi që nuk është thelbësor.
Po ashtu, ata që vendosin të qëndrojnë janë paralajmëruar të përgatiten për një përkeqësim të mundshëm të situatës.
Sipas korrespondentes në Dubai, Sally Lockwood, këshilla të ngjashme u janë dhënë edhe shtetasve gjermanë, duke reflektuar shqetësimin në rritje për zhvillimet e fundit në rajon.


