Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe turizmi/ Eksperti: Shqipëria përfiton, konsiderohet destinacion i sigurt

schedule14:28 - 7 Prill, 2026

schedule 14:28 - 7 Prill, 2026

Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të turizmit, duke tërhequr vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, veçanërisht në një periudhë kur destinacionet e tjera ballafaqohen me sfida të mëdha.

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi, në intervistën e tij për “Money Report” në ABC Neës, vlerëson se vendi po përfiton nga perceptimi i sigurisë dhe stabilitetit, duke u bërë një alternativë e preferuar për turistët që kërkojnë destinacione të sigurta.

Sipas Krasniqit, rritja e vizitorëve gjatë muajit mars tejkalon shifrat e një viti më parë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtuar interesin për Shqipërinë si destinacion pushimesh. Ai thekson gjithashtu rëndësinë e menaxhimit të fluksit turistik dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, duke nënvizuar potencialin për nisjen e paketave të strukturuara dhe të qarta për vizitorët e huaj.



“Shqipëria po tregon një qëndrueshmëri shumë interesante. Kur shumë destinacione po kalojnë shumë vështirësi, Shqipëria perceptohet si një vend me shumë qëndrueshmëri. Marsi është me përqindje më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë. Tensionet ne Lindjen e Mesme tregon një zgjidhje të destinacioneve për pushime, Shqipëria po përfiton nga kjo. Turistët kërkojnë vende të sigurta. Kur ka tensione, turistët nuk heqin dorë nga udhëtimet, por ndryshojnë destinacionin.

Janë tre skenarë që mund të na ndjekin. Nëse situata qetësohet kemi rritje të turistëve, nëse situata vazhdon kemi zhvendosë të turistëve, nëse situata vazhdon kemi një ulje të numrit të përgjithshme. Shqipëria nuk është prekur tek biletat e avionit. Kjo lloj gjendje nuk na ka prekur shumë, ajo që mund të na prekë më shumë është rritja e çmimeve në tërësi. Me shifrat e fundit ne na jep një lloj sigurie dhe të një pasqyrimi të qartë se çfarë po ndodh në realitet. Këtë vit do ketë çmime jo si në vitin 2025.

Gjithsesi duhet të kuptojmë që Shqipëria ka çmime konkurruese. Ka avantazhin që shumë vende e kanë humbur. Është edhe çështja e menaxhimit të fluksit të sezonit nga vetë shteti. Sfida është që të rrisim cilësinë, jo vetëm numrat. Të kemi paketa të strukturuara, të jenë të qarta. Presim risi në tregun e turistëve të huaj, sidomos nga Lindja e Mesme”, u shpreh eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!