Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I zgjidhëm duart drejtësisë”/ Rama: Të thuash që ka korrupsion më shumë se më parë, do të thotë të flasësh broçkulla

schedule13:17 - 7 Prill, 2026

schedule 13:17 - 7 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nevojën për një administratë publike të mirëpozicionuar dhe në funksion të drejtpërdrejtë të objektivave të qeverisë, duke e lidhur performancën e saj me zhvillimin ekonomik të vendit.

Rama u shpreh se puna cilësore në administratë duhet të përkthehet në rritje të ekonomisë, si dhe në përmirësim të pagave dhe pensioneve, ndërsa nënvizoi se diferencimi i pagave sipas vjetërsisë në punë është tashmë një mundësi reale.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për rritje të korrupsionit, duke argumentuar se sot flitet më shumë për këtë fenomen për shkak të hapjes së një lufte më të fortë ndaj tij dhe fuqizimit të institucioneve të drejtësisë.



“Duhet një administratë e mirëpozicionuar me qëllimet e qeverisë. Një punë e mirë të përkthehet në rritje të ekonomisë, të pagave dhe të pensioneve. Të ketë pagë më të madhe për vjetërsinë më punë. Nuk e kemi pasur më parë, sepse nuk kemi pasur mundësinë.

Nuk mund të paguhet njësoj dikush që ka një vit që punon me dike që ka 15 vjet në punë. Këtë e kemi ditur, por nuk kemi pasur mundësi, sot e kemi. Sepse ekonomia na përgjigjet dhe administrata na ndihmon. Të thuash që sot ka korrupsion më shumë se më parë, do të thotë që të flasësh përçart. Sot flitet më shumë për korrupsioni. Lufta i është hapur nga një forcë qeverisëse qe i ka zgjidhur duart drejtësisë”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!