Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthehemi në Hënë/ Profesori i shkencave kompjuterike: Ky mision mbart disa elemente brenda vetes, çfarë po synohet

schedule21:01 - 6 Prill, 2026

schedule 21:01 - 6 Prill, 2026

TIRANË- Profesori i shkencave kompjuterike, Betim Çiço, komentoi zhvillimet e fundit në eksplorimin hapësinor dhe eksperimentet shkencore që po kryen aktualisht me ekipin e “Artemis II”.

Ai theksoi në “Real Story” se qëllimi i misioneve në Hënë nuk është vetëm simbolik, por kjo synon të arrijë diçka më tepër.

Profesori shtoi se në të ardhmen, fluturimet hapësinore pritet të bëhen më të shkurtra dhe të zhvillohen në zona të ndryshme të Hënës, duke mundësuar që grupet shkencore të eksplorojnë dhe të studiojnë mjedisin hënor në mënyrë më të qëndrueshme.



Gjithashtu, ai përmendi eksperimente të tjera interesante që po zhvillohen, si nxjerrja e proteinave shtazore nga ato bimore, një teknologji që mund të ketë impakt të madh në ushqimin dhe mjekësinë e së ardhmes.

Çiço përfundoi me idenë se eksplorimi i Hënës do të shndërrohet në një filozofi të re të bashkëpunimit shkencor dhe inovacionit për njerëzimin.

” Të gjithë këto elemente, bëjnë atë që njerëzimi të marrë një njohuri të plotë dhe të ofrohet çfarë kanë ndodhur. Në Amerikë dhe në Gjermani po bëhen disa eksperimente interesante: si të nxjerrim proteinat shtazore nga bimoret.

Vajtja në Hënë përveç teleskopit, ka shumë elementë, ka elementin politik, ka elementin e pronësisë, ka elementin se çfarë mineralesh ka aty dhe si mund t’i përdorim për zhvillimin, ka elementin për të krijuar kushtet minimale për të shkuar atje.

Zbritja në Hënë nuk është thjesht për të vendosur një flamur. Jam i bindur se do bëjnë fluturimi të shkurtra prej aty ku ndalojnë në zona të ndryshe të Hënës. Kjo për mua do jetë një nga filozofitë e ardhshme. Që të kenë mundësi ta eksplorojnë zona të ndryshme duke qenë një grup që të qëndrojë për një kohë të gjatë atje”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!