Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm aeroporteve të Teheranit/ Bombardimet nga Izraeli, shpërthimet shkatërrojnë avionët

schedule19:06 - 6 Prill, 2026

schedule 19:06 - 6 Prill, 2026

Ushtria Izraelite ka bombarduar pasditen e kësaj të hëne tri aeroporte të Teheranit duke shkatërruar dhjetëra avionë dhe helikopterë luftarake. Pamjet e publikuara kudo ne rrjetet sociale tregojnë shpërthime të forta në të tri aeroportet.

Sulmet erdhën pasi me herë përgjatë ditës sulmet e përbashkëta Amerikano – Izaelite lanë të vrarë  kreun e Inteligjencës për Gardën Revolucionare paraushtarake të Iranit, Gjeneral Major Majid Khademi.

Khademi ishte konsideruar si një nga tre zyrtarët më të lartë të mbijetuar nga Garda deri në njoftimin e së hënës.



Ai e kishte marrë detyrën për të zëvendësuar Mohammad Kazemi-n, i cili u vra gjithashtu në një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael.

Garda fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin dhe u zotua për hakmarrje.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se vrau udhëheqësin e njësisë së fshehtë të Gardës Revolucionare paraushtarake në Forcën e saj ekspeditive Quds.

Vrasja e Asghar Bakerit u konfirmua edhe nga Teherani, ndërsa Izraeli tha se ai kishte planifikuar sulme ndaj objektivave izraelite dhe amerikane, si dhe operacione në Izrael, Siri dhe Liban.

Sulmt vazhduan mes palëve. Raketat iraniane lanë disa të vrarë në Haifa, pasi goditën ndërtesa banimi. Sulmet Izraelite kete te hene goditen edhe dy uzina Petro Kimike ku mes tyre ishte edhe ajo e Parsit Jugur.. Një sulm i mëparshëm izraelit në mars ndaj objekteve të Parsit Jugor shkaktoi sulme të mëdha iraniane që synonin infrastrukturën e naftës dhe gazit në të gjithë shtetet arabe të Gjirit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!