Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burri vret ish gruan në Austri/ Viktima, Zoja Oroshi nga Gjakova

schedule17:49 - 6 Prill, 2026

schedule 17:49 - 6 Prill, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri.

Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI NGA GJAKOVA u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.

Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18.30 minuta.



Autori i krimit është një 47 vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ndodhet në paraburgim.

Gruaja e pajetë u gjet në kopshtin e shtëpisë me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit, ndërsa një pistoletë 9 mm është gjetur në vendgjarje.

Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar
shkakun e vdekjes.

Çështja është në duart e prokurorit publik.

Sipas gjetjeve fillestare nga zyra e prokurorit, hetimet janë shtrirë në pistën e mosmarrëveshjve familjare.

Nga martesa mes tyre fëmijët kishin katër fëmijë së bashku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!