Një shishe e rrallë e verës Romanée-Conti 1945 ka thyer të gjitha rekordet gjatë ankandit të “La Paulée” në New York, duke u shitur për 812.500 dollarë (rreth 703.868 euro). Bëhet fjalë për një verë të jashtëzakonshme, e prodhuar në total 600 shishe.
Ankandi tre-ditor, organizuar nga shtëpia e ankandeve Acker, shënoi një xhiro totale prej mbi 25 milionë dollarë dhe krijoi 460 rekorde botërore të reja, duke vendosur standarde të reja në tregun e verës së shtrenjtë dhe të rrallë.
John Kapon, presidenti i Acker, tha: “Kam pasur privilegjin ta shijoj Romanée-Conti 1945 tre herë në jetën time, por jo për më shumë se 20 vjet. Ky mbetet vera më e mirë që kam provuar ndonjëherë.”
Kjo verë përfaqëson një “Graal” për enologët, pasi rrallësia dhe shija e saj e thellë e bëjnë të pakrahasueshëm. Në ankand, shishja filloi me 350.000 dollarë, duke u rritur 130% deri në çmimin përfundimtar.


