Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus i rikthehet dëshirës së vjetër, tenton lojtarin e kombëtares italiane

schedule17:43 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 17:43 - 27 Dhjetor, 2019

Juventus ka nisur fushatën e largimeve. Mario Madzukic u shit te Al Duhail për shumën e 5.5 milionë eurove dhe tani e kanë radhën Emre Can, Daniele Rugani, Marko Pjaca dhe Mattia Perin. Por jo vetëm largime.

Me PSG-në po negociohet për një shkëmbim De Sciglio-Meunier, teksa po kërkohet edhe për një mbrojtës të majtë. Alex Sandro ka nevojë për një zëvendësues dhe bardhezinjtë i janë rikthyer pistës Emerson Palmieri sipas raportimeve të Calciomercato.com.

25-vjeçari është pjesë e Chelsea dhe sivjet është aktivizuar në 13 ndeshje me ekipin e Lampard. Juventus e ka kërkuar edhe më parë, teksa lojtari i kombëtares italiane është një ndër të preferuarit e trajnerit Sarri.

Drejtori sportiv i “Zonjës”, Fabio Paratici është gati të nisë tratativat me qëllim arritjen e akordit dhe rikthimin e Emerson Palmierit në Serie A, aty ku është aktivizuar më parë me Palermon dhe Romën. /abcnews.al

Sarri, Emerson Palmieri dhe David Luiz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!