Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkup protestë për shqipen/ Studentët shqiptarë: Provim në gjuhën tonë, e drejtë Kushtetuese!

schedule12:14 - 6 Prill, 2026

schedule 12:14 - 6 Prill, 2026

Studentët thonë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Mbi 385 studentë e kanë firmosur peticionin që iu dorëzua sot ministrisë në Shkup drejtuar nga Igor Fillov.

Edhe pse gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka status zyrtar, provimi i jurisprudencës, i domosdoshëm për ushtrimin e profesioneve juridike si avokat, gjyqtar apo prokuror, aktualisht po zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.



Fillimisht kryeministri Mickoski e cilësoi të pranueshme kërkesën e studentëve, por me pas u tërhoq duke thënë se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”.

Reagime për këtë qëndrim të Shkupit zyrtar kanë ardhur edhe nga ministria e jashtme e Shqipërisë. Ministri Ferit Hoxha përmes një reagimi në rrjetin X shkruan se përdorimi i gjuhës amëtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional, ndërsa shton se nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

Nga politikanët shqiptarë në Shkup ka qenë Izet Mexhiti, kreu i komunës së Çairit që e quan këtë protestë një thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë, edhe pse janë shqiptarët e VLEN që ndodhen në bashkëqeverisje me Mickoskin, ndërsa kreu i BDI Ali Ahmeti thotë se ky është një alarm për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, ndërsa baza kushtetuese dhe burimi i se drejtës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është Marrëveshja e Ohrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!