Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do t’i ndjekim një nga një”/ Izraeli reagon pas vrasjes së shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare

schedule11:26 - 6 Prill, 2026

schedule 11:26 - 6 Prill, 2026

Ministri i mbrojtjes i Izraelit i është përgjigjur konfirmimit iranian për vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit. 

“Garda Revolucionare po qëllon civilët dhe ne po eliminojmë udhëheqësit e terroristëve”, tha Israel Katz në një njoftim.

“Udhëheqësit e Iranit jetojnë me ndjenjën se janë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë një nga një”, shtoi ai.



Mediat shtetërore iraniane raportuan më parë se Seyyed Majid Khademi ishte vrarë këtë mëngjes.

Izraeli ka dëmtuar rëndë industritë e çelikut dhe petrokimisë të Iranit dhe “do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare iraniane, deklaroi Katz ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!