Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mesnatën e kësaj hëne, 6 prill, në oborrin e një banesë në fshatin Toç, në Memaliaj.
Sipas njoftimit të policisë, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
“Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.


